-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Opozita kërkon ndërprerjen e bisedimeve

Bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit pothuajse gjatë gjithë kohës kanë qenë të kundërshtuara nga opozita e vendit.
Ndërsa këto bisedime kanë vazhduar edhe në fazën e kundërshtimeve më të mëdha që iu janë bërë, shkruan Indeksonline.
Jo shumë marrëveshje të arritura, por gjithmonë duke theksuar zhvillim të këtyre bisedimeve Ministria për Dialog të Kosovës, Edita Tahiri gjatë ditëve të fundit ka bërë të ditur dështimin e mos-arritjes së marrëveshjes për kodin telefonik, një ndër temat kyçe të gjithë javës së kaluar.
Ndërsa Teutë Rrusta, koordinatore e Qendrave te Lëvizjes Vetëvendosje ka theksuar për Indeksonline se VV vazhdon të jetë në parim kundër negociatave pa parime.

“Me Serbinë s’mund të negociosh pa e kushtëzuar për veprimet e saj. Ju e dini se Kosova nuk ka përfituar asnjë gjë nga këto negociata, përderisa në vazhdimësi ka bërë koncesione, teksa çështje jashtëzakonisht të rëndësishme si ajo e të pagjeturve, as që është hapur ndonjëherë”, ka thënë Rrusta.

Gjithashtu sipas saj me këto negociata vetëm se është futur në forma të ndryshme Serbia brenda Kosovës, teksa Kosovës i është dobësuar sovraniteti e i është cenuar integriteti, dhe është rritur pabarazia.

“Atëherë kur xhelati barazohet me viktimën, ose për më keq, xhelati favorizohet kundruall viktimës, deklaratat e tilla priten. Pala serbe në çdo raund e negociatash ka shkuar e përgatitur dhe me kërkesa të qarta, teksa pala kosovare ka shkuar me duar ne xhepa dhe për t’i pohuar Serbisë në shumicën e kërkesave të saj”, ka shtuar Rrusta.

Po ashtu ajo ka theksuar se në fund, prapë e kemi Serbinë duke u ankuar, duke përgatitur terrenin për kërkesa të reja, kurse pala kosovare duke u krenuar për arritje e duke vazhduar me koncesione.
Ndërsa anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka kritikuar ashpër edhe Ministren për Dialog, Edita Tahiri.

“Sa i përket deklaratave; Tahiri, ajo është ne rolin e vet të mashtrueses ordinere dhe të dëmtueses së vazhdueshme të shtetit të Kosovës”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Gjithashtu sipas këtij qeveria e vendit është duke punuar për interesat e Serbisë.

 “Në rrafshin politik, unë mendoj se këto bisedime duhet të ndërpriten menjëherë, që kjo qeveri e papërgjegjshme që punon për interesat e Serbisë të jap dorëheqje dhe të krijohen rrethana të tjera të cilat duhet të rishqyrtojnë marrëveshjet dhe të riformatizojnë natyrën e bisedimeve”, ka shtuar Berisha.

Ndërsa anëtari i Kryesisë Qendrore të Nismës, Shyqiri Bytyqi ka vënë në pah se pa aftësia e delegacionit të vendit tonë për ti mbrojtur interesat e shtetit është duke vazhduar me ritmin e njëjtë.

“Është e domosdoshme që mos të vazhdohet me marrëveshje tjera të dëmshme për vendin tonë që nesër mund të jenë shumë të vështira për riparimin e tyre”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij delegacioni i Kosovës në këto bisedime asnjëherë nuk ka prezantuar një delegacion të një shteti të pavarur.

“Ose thënë më thjesht se po zhvillohen bisedime bilaterale në mes dy shteteve, ose ndoshta delegacioni serb vetëm kur vërehen ndonjë element qe del nga formati i bisedimeve që janë zhvilluar deri më tani ka reagime të tilla”, ka shtuar Bytyqi në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij delegacioni serb ka qenë gjithmonë më transparent me qytetarët e vet për këto bisedime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img