4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Filluan xhirimet e “Gjumë dhe Dashuri”

Filmi ‘Gjumë dhe Dashuri’ me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti, me producent Valon Bujupi, ka filluar xhirimet të shtunen me datë 1 tetor dhe do t’i vazhdoj ato deri më 17 tetor.

‘Ky film flet për Astritin, i cili bën çka është e mundur për të shëruar vajzën e tij, Zanën, e cila prej muajsh ka rënë në koma si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në momentin kur Astriti vendos ta shesë edhe shtëpinë për ta dërguar vajzën e tij jashtë vendit, mjekët zbulojnë se Zana është shtazënë. Ky lajm e trondit Astritin. Ai bie në konflikt me gruan e tij, në përpjekje për të zbuluar se me kënd ka mbetur shtatzënë Zana. Astriti vihet në kërkim të babait të fëmijës së palindur e që vazhdon të rritet në barkun e vajzës e cila vazhdimisht rrin në koma.
Në rolet kryesore janë Besim Ajeti dhe Anisa Ismaili.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovë në kategorinë film i gjatë debutant dhe është prodhim i shtëpisë filmike ‘Gegnia Film’”, thuhet ndër të tjera në komunikatë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img