Gashi: Do të kërkojmë seancë për Qeverinë Hoti sapo ta kemi zyrtarisht aktgjykimin nga Kushtetuesja

55
Advertisement

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet në kohën më të shkurtër të mundshme sapo të kenë edhe zyrtarisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Advertisement

Gashi tha se janë në proces të finalizimit të konsultimeve me partnerët e koalicionit dhe po presin të marrin edhe zyrtarisht vendimin e Kushtetueses.

“Varet nga Gjykata Kushtetuese kur do ta dërgojë zyrtarisht vendimin e saj… Seanca do të mbahet në kohën më të shkurtë të mundshme sapo ta kemi zyrtarisht vendimin…”, tha Gashi, rreth mundësisë së mbajtjes së seancës gjatë vikendit.

Sa i përket emrave të ministrave, shefi i GP-së së LDK-së tha se orientimisht dihet se kush janë, por ende nuk ka vendim final, raporton Telegrafi.

Se a do të jetë Aleanca Kosova e Re në koalicion, Gashi nuk deshi të komentoi, ndërsa se kur do të bëhet publike marrëveshja e LDK-së me Listën serbe, tha “sapo tua jap kryeministri i ardhshëm i Kosovës”.

Gashi ka folur edhe për respektimin e vendimit nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kemi diskutuar…. Është kryetare e Kuvendit dhe juriste e përgjegjshme. Është figurë e rëndësishme politike në Kosovë dhe respekton vendimet e gjykatës”.

Ai nuk u përgjigj nëse Osmani do të vazhdojë të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës, në rast të formimit të Qeverisë Hoti.

PostAdssFotoja e reklamës