-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e SHBA-së bën thirrje të respektohet vendimi i Kushtetueses

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka bërë thirrje që vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet nga të gjitha institucionet dhe partitë politike në Kosovë.

Përmes një komunikatë, ambasada kërkon që të gjithë liderët e vendit të punojnë së bashku, për një tranzicion të rregullt në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjykata Kushtetuese sot ka marrë vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti, duke i dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

Kushtetuesja ka konstatuar se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img