Advertisement
Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se reagimi i mbrëmshëm i Presidentit për dhomën e përgjimeve në PTK është një frikë për ato që mund të dalin.
“Ai ka frikë për përgjimet që mund të dalin në të ardhmen. Duket që e ka frikën për përgjimet jo që kanë dalë, por që mund të dalin në të ardhmen. Duket…Më shumë se kaq nuk mund të ndajë me opinionin”.
“Ndoshta Presidenti i tanishëm ka nuhatur se ka përgjime që atë mund ta vendosin në pozicionin real dhe përballë realitetit të hidhur”.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes thotë se Presidenti nuk e ka bërë rastësisht shpifjen për dhomën e përgjimeve.
“Duke e njohur Thaçin ai këtë nuk e bënë rastësisht. Edhe kur të kuptohet se ajo që e ka thënë nuk është e vërtet ai del fitues sepse ne po na mban në diskutim me nje gënjeshtër”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi./Telegrafi/
PostAdss