Thaçi: Kurti, Abazi e Sveçla për tri ditë kanë qëndruar në dhomat e përgjimit në PTK, pasi kanë ndalur kamerat

86
Advertisement

Presidenti Hashim Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se  Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

Advertisement

Ai thotë se në dhomën e përgjimeve ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit.

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”.

Thaçi ka këmbëngulur se këtu ka të bëjë me vepra penale.

“Kanë ndaluar kamerat duke bërë shkelje penale. Nuk ka dyshim këtu”, tha ndër të tjera Presidenti Hashim Thaçi.

PostAdssFotoja e reklamës