Nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat, ndërron orari i kufizimit të lëvizjes

45
Advertisement

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, ka njoftuar për lehtësimin e disa masave kufizuese, që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë COVID-19.

Advertisement

Vitia thotë se ashtu siç është premtuar sot është bërë rishikimi i masave.

Ai ka thënë se nga 28 maji do të ketë lehtësim të masave kufizuese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka thënë se nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat, raporton Telegrafi.

Vitia ka thënë se nga e enjtja qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga ora 5:00 derin në 21:00.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka folur edhe për mbylljen e karantinës.

“Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në vend dhe në bashkërendim me veprimet e shteteve të rajonit, por jo vetëm, edhe më gjerë”.

Vitia ka thënë se duhet të mësohemi me virusin pasi ai mund të ndryshojë.

“Virusin ende nuk e kemi mundur akoma. Ai është ende ne mesin tonë dhe nuk mund të sillemi sikur ai nuk ekziston”.

Lehtësimi i masave vjen pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për rishikimin e fazës së dytë, e cila ka filluar nga 18 maji.

Nga ana tjetër, drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se situate është më e mirë se më parë.

Ramadani thotë se Kosova ka dalë shumë më mirë se skenariot që ishin parashikuar para fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Ai ka falënderuar qytetarët dhe prijësit fetarë duke ndihmuar në mbajtjen nën kontrollë të situatës pandemike.

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që “të mundet coronavirusi” në Kosovë.

Tërnava thotë se besimtarët i kuptuan drejtë mesazhet e institucioneve kompetente duke evituar edhe faljen e Bajramit në xhami pasi sipas tij jeta e njeriut është para të gjitha gjërave./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës