16.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Gjermania e bashkuar, simbol i Evropës së bashkuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar Kancelaren Federale Gjermane, Angela Merkel dhe popullin gjerman.
Duke i përcjell urimet e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa, ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën, rajonin, Evropën dhe mbarë botën demokratike rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë.
“3 Tetori 1990 shënon fillimin e fundit të sistemit komunist në Evropë dhe më gjerë. Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, u bënë simbol i Evropës së bashkuar dhe fitores përfundimtare të demokracisë perëndimore mbi sistemin utopik e shkatërrues komunist, që kishte okupuar vendet e lindjes”, shkruan kryeministri Mustafa.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka thënë se këto zhvillime kishin ndikim të drejtpërdrejt inspirues edhe te populli i Kosovës, i cili në atë periudhë kishte intensifikuar rezistencën e gjithanshme për çlirim, demokratizim dhe krijim të shtetit të pavarur.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe popullin e saj, në të gjitha fazat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img