Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar në Facebook pamje nga ecja tradicionale deri në Bogiqe.
Ai ka kujtuar kështu gjashtëmbëdhjetë dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”.
Haradinaj ka shprehur respekt për ata që vazhduab luftën dhe nderuan emrin e tyre.
“Ecje tradicionale deri në Bogiqe, gjurmëve të lirisë, nëpër shtigjet e rrahura nga luftëtarë të shumtë. Këtë rrugë e kaluan edhe trimat e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”.
Për disa prej tyre ishte edhe udhëtim drejt përjetësisë. Përulemi përgjithmonë para veprës së gjashtëmbëdhjetë dëshmorëve të këtij batalioni, që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar. Respekt për ata që vazhduan luftën dhe nderuan emrin e tyre. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.