4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni për Integrime Evropiane qëndroi për vizitë zyrtare në Bruksel

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka qëndruar në Bruksel, në një vizitë dy ditore duke zhvilluar me këtë rast disa takime të rëndësishme në institucionet e BE-së. Ky delegacion në udhëheqjen e znj. Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, e shoqëruar edhe nga anëtaret e tjerë të Komisionit, si: Valdete Bajrami, Slobodan Petroviq, Xhavit Haliti, Bislimi Zogaj, Fatmir Xhelili, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Donika Kadaj-Bujupi, Time Kadriaj, dhe Kujtim Paçaku, kanë zhvilluar disa takime në Parlamentin Evropian. Me këtë rast ata janë pritur nga znj. Ulrike Lunacek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, si dhe janë takuar me znj. Tanja Fajon, anëtare e për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, dhe Raportuese për Liberalizimin e vizave për Kosovën. Po ashtu, janë takuar me Këshilltarin për Politikë të Jashtme të Kabinetit të Kryetarit të Parlamentit Evropian, z. Arnoldas Pranckeviqius.
Gjatë kësaj vizitë janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, Raportin për Kosovën të përgatitur nga Komisioni Evropian, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje tjera që ndërlidhen me procesin e integrimit Evropian të Kosovës.
Ky delegacion i Kuvendit gjithashtu ka zhvilluar takime me zyrtarë të BE-së në Komisionin Ekonomik dhe Social Evropian, z. Ion it Sibian, z. Carmele Cedrone, z. Joze Smole, dhe znj. Dilyana Slavova. Pastaj me znj. Alexandra Stiglmayer, analiste politikë e lartë pranë European Stability Initiative (ESI) në Bruksel, si dhe në Drejtorinë e Përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociatat për zgjerim (DG NEAR) në Komisionin Evropian,me z. David Cullen, Udhëheqës i Njësisë për  Kosovë- Ballkanin Perëndimor, pastaj me znj. Mary Teresa, dhe Farina Ahauser.
Po ashtu, delegacioni ka marrë pjesë në një koktej të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, ndërkaq,  kjo vizitë dy ditore në Bruksel është në mbështetje të qeverisë gjermane përmes Projektit të GIZ-it gjerman në Kosovë “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img