-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet i vdekur fëmija i Rajanit të Vitisë, që para tri orësh ra në një pusetë

Është gjetur trupi i pajetë i 11 -vjeçarit nga fshati Rajan i Vitisë, i zhdukur rreth tri orë më parë .
Pas disa orë kërkimesh nga Policia, pjesëtarë të FKS-së, zhytës dhe njësitë e tjera relevante, trupi i tij është gjetur i pajetë, raporton KosovaPress.
Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPressit se ai ishte zhytur për t’u larë në një pusetë bashkë me të vëllain dhe një shok të tij. Dhe, që nga ai moment nuk ka më dalë nga aty.

“Ka hyrë për t’u la me vëllain e tij, edhe me një shok. Kur është fut në ujë, më nuk ka dalë”, ka thënë dëshmitari në kushte anonimiteti.
Puseta e fshatit në të cilën kishte rënë viktima, është në poligonin ushtarak i cili më parë është shfrytëzuar nga KFOR-i.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img