Prizren, konfirmohen edhe 19 raste të reja me coronavirus

48
Advertisement

Në Komunën e Prizrenit sot janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me coronavirus.

Advertisement

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)

Me rastet e fundit të konfirmuara, në Prizren numri i personave të infektuar ka arritur në 121, ndërsa gjithsej në Kosovë janë 1 mijë e 25 persona që janë prekur nga virusi COVID-19.

IKSHPK gjithashtu ka bërë të ditur se sot janë shëruar 10 persona, duke çuar kështu në 782 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

PostAdssFotoja e reklamës