-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet që Qeveria të përfshijë edhe studentët në pakon emergjente

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘’Demokracia Studentore’’ përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të përfshihen edhe studentet në pakon emergjente.

“Ne si studentë jemi kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na u bëhet presion nga fakultetet për ti kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë të pandemisë t’i përfshi të gjithë studentët në pakon emergjente, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Më tej në komunikatë theksohet se studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja, andaj Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID -19 dhe të merr një vendim dhe ti përfshi të gjithë studentët në pakon emergjente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img