0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë kishte bërë djali i Ajnshtajnit për ta shpëtuar nga lumi Mississippi një nga rajonet kryesor në Shtetet e Bashkuara?

I mbuluar nga hija e babait të tij, Hans Albert Ajnshtajnit ishte një inxhinier brilant, i cili u thirr nga qeveria për të ndihmuar ushtrinë në një punë që askush nuk ishte në gjendje ta bënte dhe nga e cila varej mbijetesa e qyteteve si New Orleans dhe Baton Rouge.

Në shekullin e 15-të, Mississipi, ishte i famshëm për rrjedhën e tij dhe ‘tekat’ e tij.

Pesëqind vjet më vonë, lumi rritej e rritej shumë, duke kërcënuar qytete të mëdha si, Luiziana, Baton Rouge dhe New Orleans, dhe nëse nuk kontrollohej lumi, ai vazhdonte të rritej, shkruan Wired, transmeton Telegrafi.

“Do të prishte rafineritë, do të prishte tubacionet, do të shembte urat e hekurudhave, do të shkurtonte furnizimin me ujë të pijshëm, do të ndikonte në shpërndarjen elektrike”, përshkroi Simon Winchester në shkrimin e tij ‘Taming of the River Untamed, The End of the River’. “Do të kishte një efekt të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në ekonomitë e vendit dhe, në mënyrë të pashmangshme, në botë”.

Ndërtimi i një pengese ishte zgjidhja.

Por llogaritjet për një digë hidraulike bëhen shumë të vështira nëse lumi vazhdimisht ndryshon.

Dhe ajo që duhej të devijohej ishte shumë: 70 për qind e rrjedhës që Mississippi duhej të devijohej njëhere, dhe të lejohej që vetëm 30  e lumit të rridhte njëherë në jug.

Shumë inxhinierë nuk e pranuan këtë sfidë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Por ishte një që e pranoi sfidën: Hans A. Ajnshtajni, djali i Albert Ajnshtajnit.

Kjo ishte edhe një sfidë për të, sepse ai gjithë jetën e tij kishte kërkuar të largohej nga hija e babait të tij dhe Hansi  luftoi tërë jetën e tij për të zhvilluar një karrierë si një fizikan dhe inxhinier në mënyrë të pavarur.

I gjithë zhvillimi profesional i Hans Einstein që nga mbarimi i tij në shkollën inxhinierike në Zvicër, në migrimin e tij në Shtetet e Bashkuara në fillim të luftës , ishte i lidhur me hidraulikën dhe transportin e sedimenteve.

Ai arriti famë të madhe dhe e njihte mirë lumin Misisipin nga misionet e mëparshme në rrjedhën e sipërme.

Hans Einstein ishte duke punuar në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley kur ai filloi të mblidhte një grup për të filluar këtë punë në shtator të vitit 1955.

Ekipi propozoi tre struktura të ndara, që edhe lumi të ndahej në disa degë të vogla, dhe secila nga këto struktura të ndërtohej me materiale më të forta të njohura në atë kohë.

Në pikën më jugore të seksionit, një grup portash do ta lejonte lundrimin e lumit.

Në veri, në një rrafshinë të përmbytur nga lumi, një ndërtim prej çeliku dhe betoni 900 metra i gjatë me më shumë se 70 porta që do të ngriheshin kur të lindte nevoja.

Dhe pjesa thelbësore, e quajtur Low Sill që do të ndalonte 70% të rrjedhës së lumit dhe do të lejonte vetëm 30% të pjesës së mbetur të kalonte në Atchafalaya.

Low Sill rezultoi se është një monstruozitet i nënvlerësuar, 500 metra i gjatë, 70 i lartë, i ankoruar në mënyrë të padukshme thellë në tokën e kuqe.

Puna u realizua nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe u përfundua në 1963. Saktësisht 10 vjet më vonë, pasi vdiq Hans Einstein.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img