Komuna e Deçanit në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për lirim nga pagesa e qeras të gjithë shfrytëzuesit e lokaleve dhe tarave që janë pronë komunale.
Lirimi nga pagesa e qeras do të zgjasë deri në fund të këtij viti pra 31.12.2020.
“Më propozim të shefit të grupit parlamentar të AAK-së Erdogan Dautaj, lokalet që janë pronë komunale dhe tarasat lirohen nga pagesa e qeras deri më 31.12.2020, ky propozim është votuar unanimisht”, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit.
Njoftimi i plotë:
Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të OSBE-së, u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tone.
Për mbledhje ishte propozu ky rend pune :
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dt.02.03.2020,
2. Njoftim për aktivitete e Komunës gjate kohës se pandemisë,
3. Ri-Shpallja zone me interes për komunën e pronës së Pushimores se fëmijëve ne
Deçan dhe shprehja e interesit te Komunës qe ketë prone ta merr ne menaxhim
sipas procedurave të ligjeve ne fuqi,
4. Aprovimi i mjeteve financiare për hartimin e raportit vlerësues mbi vlerësimin e
dëmit ekonomik për prodhuesit dhe bizneset e komunës te shkaktuara nga Covid
19, Vlerësim i cili do te behet nga Kompania N.SH.”Insitute For Entrepreneurship
And Smail Business”,
5. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj kërkoi që për piken e dytë të mos diskutohet deri në seancën e radhës kur do të dalin më një raport të përgjithshëm të menagjimit të situatës gjatë pandemisë COVID-19
Seanca ka vazhduar më piken e rendit të ditës lidhur më Ri-Shpallja zone me interes për komunën e Deçanit e pronës së Pushimores se fëmijëve në Deçan dhe shprehja e interesit te Komunës qe ketë prone ta merr ne menaxhim sipas procedurave të ligjeve ne fuqi. Për rendësin e Pushimores së Deçanit foli kryetari Ramosaj për rendësin e sajë dhe kapacitetin që ka .Kjo pikë e rendit të ditës është votuar në mënyrë unanime për ti hapur rrugë proceduarve të mëtutjeshme.
Në pikën e 4 të rendit të ditës është diskutuar lidhur më a Aprovimi i mjeteve financiare për hartimin e raportit vlerësues mbi vlerësimin e dëmit ekonomik për prodhuesit dhe bizneset e komunës te shkaktuara nga Covid 19, Vlerësim i cili do te behet nga Kompania N.SH.”Insitute For Entrepreneurship And Smail Business”, pas dhënies se arsyetimit se pse i duhet Komunës ky vlerësim nga kryetari Ramosaj , për ketë pikë të rendit të ditës kanë dhen mendimet e tyre edhe asamblesitët e të gjitha subjekteve politike ndërsa më shumicë votash edhe kjo pikë e rendit të ditës është aprovuar .
Në të ndryshme :
Më propozim të shefit të grupit parlamentar të AAK-së Erdogan Dautaj, lokalet që janë pronë komunale dhe tarasat lirohen nga pagesa e qeras deri më 31.12.2020, ky propozim është votuar unanimisht.
Po ashtu në të ndryshme janë aprovuar mjete në vlerë prej 6000 mijë € për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve Qerimaj, Tafaj dhe Alijaj në fshatin Gllogjan, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga komuniteti i këtij fshati.
Në ketë seancë janë dhënë edhe propozime për pikat e rendit të ditës për mbledhjen e muajit Qershor 2020. /Telegrafi/