Anton Berisha largohet nga AAK, tregon arsyet

170
Advertisement

Ish-zëvendësministri i MPJ-së në Qeverinë Haradinaj, Anton Berisha ka bërë të ditur se është dorëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Advertisement

Përmes një sqarimi të bërë në Facebook, Berisha ka thënë se dorëheqja e tij ka ardhur menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

“Krahas bashkëpunimit të mirë ka pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK – ndërkohë duke e formalizuar me shkrim.
Gjatë këtij viti, përkundër dorëheqjes time, me kërkesë të zotëri Haradinaj, si vazhdimësi e punës e bashkëpunimit të gjatë, kam konkretizuar planin qeverisës për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, por në fazën finale, pas analizimit të plotë, kam vendosur të mos marr përgjegjësi konkrete politike”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

SQARIM MBI DORËHEQJEN TIME NGA AAK TË DATËS 6 TETOR 2019

Gjatë ushtrimit të detyrës time të zëvendësministrit të jashtëm, keshilltarit diplomatik të kryeministrit dhe përfaqësuesit diplomatik për Selinë e Shenjtë, janë shpërfaqur dallime të mëdha me krerët institucional, pergjegjës per politikën e jashtme.
Krahas bashkēpunimit të mirë ka pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK – ndërkohë duke e formalizuar me shkrim.

Gjatë këtij viti, përkundër dorëheqjes time, me kërkesë të zotëri Haradinaj, si vazhdimësi e punës e bashkëpunimit të gjatë, kam konkretizuar planin qeverisës për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, por në fazën finale, pas analizimit të plotë, kam vendosur të mos marr përgjegjësi konkrete politike.

Arsyeja e këtij qëndrimi konsiston në dallimin konceptual në trajtimin e marrëveshjeve në parim që janë produkt i proceseve të gjata politike dhe diplomatike duke përfshirë edhe partneret tonë strategjik.

Marrë parasysh faktin që detyrën e parë specifike diplomatike e kam marrë në vjeshtën e vitit ‘95 nga presidenti Rugova, e duke vazhduar në formate të ndryshme përfaqesimin politik, institucional e diplomatik deri më tani, është e nënkuptueshme se unë do të vazhdoj të jem aktiv në kontributin për vendin tim në përputhje me konceptet e mia që në themel kanë lirinë e njeriut, demokracinë dhe integrimin e shtetit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Miqëve dhe gazetarëve, të cilët u interesuan në këtë periudhë për angazhimin tim, së pari u jam mirënjohës. Së dyti, ju kërkoj mirëkuptim që për shkak të diskrecionit dhe korrektësisë ndaj palëve kam kufizuar publikimet dhe nuk kam mundur të përgjigjem në kohë. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës