4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe: Të ketë konsensus, pastaj e votojmë demarkacionin!

Deputetët serb në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk morën pjesë në seancën e 1 shtatorit, kur pritej të bëhej ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Pas këtij bojkoti, koalicioni qeverisës (PDK-LDK) u detyra që këtë pikë ta tërheq nga rendi i ditës për ta rikthyer të njëjtën në një datë të pacaktuar.
Ndonëse kryeministri i Republikës, Isa Mustafa kishte paralajmëruar një tryezë të gjerë në mes të spektrit politik për të diskutuar çështjen e vijës kufitare me Malin e Zi, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Mirëpo, një ftesë të tillë nuk i është bërë edhe Listës Serbe, partisë e cila ua prishi ‘matematikat’ ditën kur pritej të bëhej votimi.
Shefi i Listës Serbe, Slavko Simiç në një prononcim për “Indeksonline” ka treguar se koalicioni qeverisës ende nuk u ka bërë ftesë për të diskutuar rreth demarkacionit. Ai pret që të ketë bashkëpunim ndërmjet gjitha partive, pasi, sipas tij, kjo do të ishte më e mira për qytetarët e vendit.
“Ne nuk kemi diskutuar ende temën e demarkacionit, ne presim një koordinim më të fortë institucional dhe të koalicionit për të arritur një konsensus të gjerë të të gjitha partive politike që marrin pjesë në Kuvend për çështjen e demarkacionit, por edhe në aspektin e temave të tjera që janë me interes vital për qytetarët tanë”, është shprehur ai.
Më tej, Simiq thotë se ka një hendek të madh të komunikim ndërmjet partive, mirëpo, sipas tij, ky boshllëk duhet të mbyllen njëherë e përgjithmonë. Në qoftë se ju keni pyetje që janë me interes vital për qytetarët tanë, atëherë ne duhet të gjithë të tregojmë përgjegjësi dhe obligim që të shmangim çdo lloj të komplikimi politik dhe pengim”, thotë ai.
“Për çdo problem të krijuar rishtazi ka nevojë për të gjetur një zgjidhje pragmatike që është në përputhje me interesat e qytetarëve dhe jo ndonjë parti politike e cila është në pushtet apo opozitë”, ka potencuar shefi i deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img