Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj – Stresi, vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Duke qenë se periudha e izolimit ka bërë që të pezullohen të gjitha aktivitetet e tij, reperi ka shfrytëzuar çasjen në rrjetet sociale për të qenë më pranë fansave.
Teksa njihet për stilin e tij gangster dhe trim, në postimin e fundit ai e vuri sërish në dukje se vetëm Zoti është ai nga i cili ka frikë.
Stresi publikoi një video në InstaStory të realizuar në ambient të hapur, nën efektet e filtrave më të ri të Instagramit, atë të ngjyrosjes me ngjyrën vjollcë të ambientit ku po xhiron.
“Zoti është një, veç atij i frikohem”, kanë qenë fjalët e reperit në mbishkrimin e kësaj videoje.
Megjithëse koncertet janë të ndaluara në këtë periudhë, reperi ka vazhduar të punojë në projekte të reja muzikore, që do të jenë shumë shpejt të gatshme për fansat.
https://www.instagram.com/p/B_c9qNIJPyh/?utm_source=ig_embed