4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK do t’i dëgjojë propozimet e opozitës për demarkacionin

Partia Demokratike e Kosovës shprehet e gatshme t’i dëgjojë propozimet e opozitës në lidhje me procesin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si një çështje që nuk po gjen zgjidhje në Kosovë për më gjatë se një vit.
Reflektimi i Partisë Demokratike vjen në kohën kur kryeministri Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ritheksuar se do të procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale, pavarësisht se ajo ishte kundërshtuar nga opozita dhe një pjesë e deputetëve të partive në pushtet.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Zenun Pajaziti, thotë se kohëve të fundit ka disa nisma në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme për të gjithë. Në të kundërtën, ai thotë se do të duhet të procedohet me marrëveshjen aktuale.
“Kohëve të fundit po shikohet mundësia dhe po bëhen përpjekje që të gjendet një konsensus, në mënyrë që edhe nga opozita, të ulemi, dhe shikojmë nëse ka ndonjë propozim tjetër se si ta zhvillojmë këtë proces tutje. Në fakt, po presim që të ketë një normalitet në funksion të kësaj çështjeje, në mënyrë që të ulen të gjithë, edhe liderët e partive politike dhe të shihet nëse ka ndonjë ide tjetër. Nëse jo, atëherë procesi është i pashmangshëm. Marrëveshjet e tilla gjithsesi që duhet të ratifikohen në Kuvend”, deklaron Zenun Pajaziti për Radion Evropa e Lirë.
Kur është fjala për çështjet e cilësuara të interesit madhor, Partia Demokratike, nënvizon Pajaziti, është e gatshme të ulet me të gjithë, në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme.
Në anën tjetër, opozita e konsideron Marrëveshjen aktuale me Malin e Zi për Demarkacionin si të dështuar dhe kërkon rinegocimin e procesit nga fillimi apo edhe procedimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img