-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia: Protestat në pandemi lejohen duke respektuar vendimet e MSH-së

Policia e Kosovës ka dalë me sqarim pas “testim-protestës” së dejshme në Prishtinë.

Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se mbajtja e tubimeve publike dhe protestave duhet të organizohen në pajtim me ligjin mbi tubimet publike, përfshirë marrjen e lejeve nga autoritetet kompetente dhe njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Për shkak të gjendjes së krijuar në vendin tonë nga pandemia COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në konsultim me Institutin Kombëtar për shëndet publik kanë vendosur disa masa mbrojtëse dhe kufizim të lëvizjes për banorët e Kosovës. Duke u bazuar në këto vendime organizatorët e tubimeve publike duhet që të sigurohen që pjesëmarrësit e tubimeve publike gjatë tërë kohës së tubimit të kenë masat mbrojtëse, mbajnë distancën nga njëri tjetri (2 metra) si dhe të kenë të drejtën e daljes sipas kohës së përcaktuar ( dy herë nga 90 min, i lejuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës me qëllim të informimit të opinionit publik, lidhur me mbajtjen e tubimeve publike dhe protestave, njofton se ato duhet të organizohen në pajtim me ligjin mbi tubimet publike, përfshirë marrjen e lejeve nga autoritetet kompetente dhe njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Legjislacioni në fuqi përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori apo përfaqësuesi i tij nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor gjë që nuk ka ndodhur me tubimet/manifestimet e fundit.

Ligji për tubimet publike përcakton se lajmërimi i tubimeve publike duhet të bëhet më së voni shtatëdhjetë e dy (72) orë para se të mbahet tubimi i qetë publik.

Legjislacioni në fuqi rregullon çështjen e mbajtjes së tubimeve publike, duke përcaktuar edhe kufizime apo ndalesat, nëse tubimet publike rrezikojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, sa i përket lirisë, dhe të drejtave të njerëzve të tjerë, moralit dhe shëndetit publik.

Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe vendimeve të institucioneve kompetente për menaxhimin e situatës në këtë kohë të pandemisë COVID-19, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet, masat dhe kufizimet e parapara ndaj pandemisë.

Për shkak të gjendjes së krijuar në vendin tonë nga pandemia COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në konsultim me Institutin Kombëtar për shëndet publik kanë vendosur disa masa mbrojtëse dhe kufizim të lëvizjes për banorët e Kosovës. Duke u bazuar në këto vendime organizatorët e tubimeve publike duhet që të sigurohen që pjesëmarrësit e tubimeve publike gjatë tërë kohës së tubimit të kenë masat mbrojtëse, mbajnë distancën nga njëri tjetri (2 metra) si dhe të kenë të drejtën e daljes sipas kohës së përcaktuar ( dy herë nga 90 min, i lejuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit).

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar, ka për qëllim ti informojë opinionin publik, që përveç rolit në zbatimin e ligjit, në funksion ka për implementim planin e gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus-it të ri COVID-19, që parasheh masa shtesë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img