5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Menaxhimi i mirë i pandemisë falë investimeve që kanë bërë PDK dhe Uran Ismaili në QKUK

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se profesionistët shëndetësorë e menaxhuan mirë situatën me pandeminë por jo edhe menaxherët politikë.

Haxhiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se situata me pandeminë është menaxhuar mirë falë profesionistëve shëndetësorë.

Ai thotë se megjithatë pjesa e politikës që lidhet me menaxhimin e situatës ka bërë shumë lëshime në përballjen me COVID-19.

“Mungesa e testimeve ka qenë  problemi më i madh. Mos mbyllja e kufijve me kohë po ashtu ka shkaktuar probleme të mëdha. Ka pasur keq menaxhim me barna e produkte mbrojtëse”.

Deputeti i PDK-së thotë se situata e mirë në sistemin shëndetësorë është si pasojë e investimeve të mira që ka bërë qeverisja e PDK-së vitet e fundit.

“Ky manaxhim që po bëhet nga profesionistët shëndetësorë po bëhet falë investimeve që ka bërë PDK dhe ministri Uran Ismaili kanë bërë dy vitet e fundit. Këto investime janë bërë edhe në Klinikën Infektive. Falë këtyre investimeve sot Kosova ka mbi 100 aparate respiratorë ndërsa i kemi pasur vetëm 14 të tilla”.

Haxhiu thotë se sjellja e 100 mjekëve nga Serbia dhe pranimi i 1000 testeve janë skandale për këtë qeveri.

Deputeti i PDK-së thotë se mos përfshirja e rasteve të veriut në fillim e më pas përfshirja e tyre në listën e përgjithshme ka shkaktuar shumë hamendje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img