0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës thirrje qytetarëve për kujdes: Kemi rritje të rasteve me COVID-19, respektoni udhëzimet

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë respektimin e masave për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Përmes një njoftimi, kjo komunë ka bërë të ditur se pas javës së parë të lehtësimit të masave ka rritje të rasteve me coronavirus.

Deri tani janë konfirmuar 895 raste, nga ta janë shëruar 657 persona, kurse kanë vdekur 28.

Njoftimi i plotë:

Mirëmëngjesi PRISHTINË!
Pas javës së parë të lehtësimit të masave, jemi dëshmitarë të rritjes sadopak të numrit të rasteve me #covid19.
E kjo na rikujton se duhet të vazhdojmë që të i zbatojmë me kujdes të gjitha masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së.
Edhe pak kohë vazhdo #rriNshpi që shumë shpejtë të dalim e të e shijojmë pranverën plot diell në Prishtinë.
Ju dëshirojmë një javë plot mbarësi e shëndet! /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img