Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

66
Advertisement

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, kurse dy pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 657.

Advertisement

Sipas IKSHPK, sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 196 mostra mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre, me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 11 raste.

Pas rasteve të konfirmuara sot, ka arritur në 895 numri i të infektuarve kurse i të shëruarve 657  me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

“Sot më 11 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 196 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 11 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

Sot më 11 maj 2020, janë shëruar edhe 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 657 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 11 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 895 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 11 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.236.625 raste të COVID-19 dhe 286.006 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës