Vajzës së Astrit Deharit, Kurti i dërgon tortë për ditëlindje

66
Advertisement

Vajza e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, të ndjerit Astrit Dehari, Arsa sot feston trevjetorin e lindjes. E, për ditëlindje ajo ka marrë dhuratë një tortë nga lideri i VV-së, Albin Kuri.

Advertisement

Është gjyshi i Arsës, Avni Dehari, që përmjes një postimi në facebook, ka treguar për dhuratën që i ka bërë për ditëlindje Kurti mbesës së tij.

“Albin, faleminderit shumë për tortën për ditëlindjen e Arsës. 

Të fala të përzemërta

Arsa, Arta , Xhemilja dhe Avniu”, ka shkruar Dehari, duke postuar një foto familjare.

Arsa kishte lindur gjashtë muaj pasi babai i saj Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar lidhur me rastin e sulmit që kishte ndodhur ndaj Kuvendit te Kosovës.

Fillimisht vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje, por më vonë pas ekspertizës së ekspertëve nga Zvicra u hodhën dyshime se ai mund të jetë vrarë. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës