Lideri i partisë opozitare serbe, Dver – vazhdon grevën e urisë para shkallëve të Kuvendit të Serbisë

39
Advertisement

Lideri i partisë opozitare Dver, Boshko Obadoviq, ka deklaruar se nga ora 7 e mëngjesit ka dalë sërish para shkallëve të Kuvendit të Serbisë, pasi natën e kishte kaluar në zyrat e Kuvendit siç edhe kishte paralajmëruar më herët, duke u zotuar se po vazhdon greva e urisë, të cilën thotë se në fakt nuk e ka ndërprerë asnjëherë.

Advertisement

Gjatë një interviste dhënë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, ai ka mohuar pretendimet e Partisë Përparimtare Serbe, se në Kuvend kishte marrë ushqim, duke ua rikujtuar se një gjë e tillë është e pamundur të bëhet në këtë ndërtesë, pasi që sigurimi kontrollon gjithçka si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Obradoviq këmbëngul se “është gënjeshtër e tyre” se kinse ai ka futur ushqim brenda, transmeton Telegrafi.

“Vështirë është të vlerësohet tani në këto moment se sa do të zgjasë kjo, sigurisht se do t’i qëndrojë pas fjalëve që i kam thënë – që jam këtu, në grevë urie derisa të mos merren parasysh kërkesat e mia”, ka deklaruar Obadoviq. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës