Hyseni: Qeveria është vet-rrezuar, pasi Kurti nuk donte të merrte përgjegjësi

82
Advertisement

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, ka thënë se asnjëherë nuk e ka fshehur mendimin e tij rreth koalicionit më Vetëvendosjen.

Advertisement

Hyseni ka bërë të ditur se LDK-së i ka bërë lutje Albin Kurtit që mos të ketë marrëdhënie të këqija më SHBA-të.

“Kurti ka bërë konstatime të gabueshme shumë shpesh. Unë se kam fshehur asnjëherë qëndrimin tim edhe publikisht. Unë i kam pas rezervat e mia për koalicionin LDK-VV. Vetë veprimet Qeverise Kurti e kanë dëshmuar se unë kam pas të drejt që kam pas ato rezerva se Qeveria Kurti është më e drejt. Më tu bë Kryeministër Kurti ka nis të shfaq tendenca të hapura egocentrizmi që nuk pyesin për as një interes tjetër përveç atyre personale.  Kurti duhet ta dijë dhe ta shoh se ka dështuar në menaxhimin e një Qeverie që prisnim se do të jetë e ndryshimit. LDK është përpjekur të bashkëpunoj me Kurtin . LDK e ka lutur  Kurtin më javë të tera që të ketë kujdes në raport më SHBA-në. Në vend që ta bënte këtë Kurti e shkarkon një Ministër të LDK-së që është edhe nënkryetar i LDK-së. Ishte thirrje direkte që nuk donte bashkëqeverisje më LDK-së”, tha Hyseni për arbresh.

Sipas tij Kurti me qëllim e rrëzoi qeverinë pasi nuk donte të merrte përgjegjësi.

“Qeveria Kurti është vetë rrezuar sa qe më le shijen se vetë zotëri Kurti ka pasur dëshirë që të ik sa ma parë prej pozitës që e ka pasur. Tash kemi një qeveri të rrezuar më mocion dhe atë më votë bindës dhe kemi një situatë që Gjykata Kushtetues është venë në veprim që të kontestohet dekreti i Presidentit për kandidatin për Kryeministër nga LDK. Edhe pse jam një nga hartuesit e Kushtetueses nuk i jap vetës të drejt që të komentoj vendimin. Gjeja e fundit që do ta bënë LDK-ja është të kontestonte apo mos ta pranonte një vendim të Gjykatës. LDK do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Hyseni.

PostAdssFotoja e reklamës