Advertisement
Lajmi u konfirmua nga Instituti Robert Koch (RKI), një qendër për bio-mjekësinë që këshillon Qeverinë gjermane, transmeton Telegrafi.
Raporti erdhi ndërsa mijëra gjermanë u mblodhën të shtunën duke kërkuar një përfundim të plotë të bllokimit.
Kancelaria gjermane Angela Merkel njoftoi të mërkurën një relaksim të gjerë të kufizimeve kombëtare, pas bisedimeve me drejtuesit e 16 qyteteve të Gjermanisë.
Të gjitha dyqanet lejohen të rihapen, nxënësit gradualisht do të kthehen në klasë dhe Bundesliga – Liga e parë e futbollit të Gjermanisë – do të rikthehet menjëherë fundjavën e ardhshme.
Gjermania ka numrin e shtatë të rasteve të konfirmuara në botë, me të dhënat e fundit të RKI-së të lëshuara të dielën.
Gjermania ka 169,218 të infektuar dhe 7,395 njerëz të vdekur nga COVID-19.
PostAdss