Advertisement
Ahmeti gjithashtu ka apeluar të qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
“Edhe sot asnjë rast në Prishtinë, e 9 të shëruara. Pra, prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë. Por sot lajm edhe më i mirë është që kemi vetëm një rast shtesë në krejt Kosovën nga 194 testime. #rriNshpi”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se, sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 194 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe se me virus ka rezultuar vetëm një person.
PostAdss