10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK rekomandon të shkurtohet qëndrimi në karantinë në Qendrën e Studentëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pas konstatimit për normalizim të rasteve me Coroanvirus në Kosovë dhe rënies së rasteve pozitive e qetësimit të vatrave epidemike, ka përsëritur rekomandimet.

Në mesin e rekomandimeve të IKSHPK-së, thuhet se personat e  karantinuarit në Qendrën e Studentëve duhet të testohen në ditën e shtatë të testimit dhe nëse rezultojnë negativ ata do të vetizolohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë të tjera.

Rekomandimet e IKSHPK-së për punëtorët shëndetësorë në Kosovë dhe të infektuarit me coronavirus janë:

Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë t’i përmbahen strikt udhëzimeve, protokoleve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në karantinë;

Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur dhe të bëhet testimi i tyre ditën e shtatë pas arritjes;

Të gjithë personat SARS CoV-2 POZITIV, pa shenja klinike të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre (sipas OBSH dy teste radhazi negative së paku 24 orë e më së largu 48 orë) e nëse kanë shenja dhe simptoma të rënda klinike të hospitalizohen në Klinikën Infektive;

Të gjithë personat SARS CoV-2 NEGATIV, rekomandohet të vetë-izolohen në shtëpi 14 ditë sipas udhëzimeve të IKSHPK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img