Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat në parandalimin e përhapjes së coronavirusit, duke mbajtur distancën fizike dhe maskat.
IKSHP thekon se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka lutur. institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Lexoni të plotë njoftimin:
“Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!
Të nderuar qytetarë!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Mbani distancën fizike dhe mbani maska në vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Qytetarë të nderuar
Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga instituti kombëtar dhe ministria e shëndetësisë!
Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë!
Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj:
Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!
Mbani distancë fizike për së paku 2 metra!
Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!”.