2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa mori pjesë në Samitin virtual të EPP-së, kërkoi mbështetje për liberalizimin e vizave

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot me ftesë të Presidenti të EPP-së, Donald Tusk, mori pjesë në takimin – video konferencën, me Liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.

“Në këtë takim Mustafa, diskutoj për perspektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat po përballemi në veçanti me pandeminë COVID-19. Ai kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve për liberalizimin e vizave.

Po ashtu, kryetari Mustafa diskutoj për objektivat e Qeverisë së LDK-së, përfshirë trajtimin e situatës së post pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe objektivat tjera kyçe që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

Në këtë pikë Mustafa theksoi që dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin për media.

Ai gjithashtu falënderoi BE-në për përkrahjen e deritanishme në të gjitha proceset.

Në Samitin e EPP-së, marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img