5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Bislimi po manipulon me shifra për papunësinë

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i PSD-së Visar Ymeri në një postim në Facebook ka shkruar se ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi po manipulon me shifra se papunësia është ulur në 6.6%.

Ymeri është shprehur se Bislimi po manipulon pasi këto shifra nuk janë reale për shkak të gjendjes me pandeminë dhe kur dihet se shumica e bizneseve janë të mbyllura.

Shkrimi i plotë:

MANIPULIMI ME SHIFRA NUK ËSHTË ZHVILLIM – ËSHTË THJESHTË MANIPULIM

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi paska deklaruar se papunësia na qenka ulur për 6.6% (që i bie 1.8 pikë të përqindjes) gjatë këtij muaji. Aferim. Ky vërtetë do të kishte qenë një sukses i madh. Po të kishte qenë i vërtetë.

Por jo. Ministri këtu luan me numra në mënyrë kogja manipulative dhe keqinformuese.

Së pari natyrisht që është e pamundur që papunësia të bie në mes të mbylljes totale të aktivitetit publik për shkak të pandemisë. Këtë e di e tërë bota. Sigurisht se e di edhe z. Bislimi.

Së dyti nëse papunësia na paska rënë për 6.6% atëherë ky do të kishte qenë rezultat i politikave ekonomike të qeverive të kaluara, kur e kemi parasysh se kjo Qeveri është në pushtet prej fillimit të shkurtit, ndërsa Ministri po flet për muajin prill. Është më tepër se naive të mendosh që mund ta ndikosh papunësinë me një muaj mirëqeverisje (edhe kur kjo është superqeverisje siç po e mendojnë zyrtarët qeveritar). Edhe këtë besoj e di z. Bislimi.

Por në të vërtetë Bislimi këtu po i referohet regjistrimit të punëtorëve nga kompanitë për të marrë pjesë në programin e përfitimit nga pakoja emergjente. E këtu fillon problemi me këtë krekosje të Ministrit. Sepse këta punëtorë që po regjistrohen sigurisht se janë një pjesë e atyre punëtorëve që kanë qenë të punësuar pa kontrata. Dhe këta tash po regjistrohen. Mirë shumë. Por kjo nuk është ulje e papunësisë. Ky është reduktim i ekonomisë “në të zezë”.

Dhe përgjithësisht reduktim i kërkesës agregate. Sepse këta të regjistruarit kur kanë qenë të punësuar pa kontratë sigurisht se rrogën mujore e kanë pasur më të madhe se sa 170 euro sa do t’i marrin për muaj nga pakoja emergjente. Të gjithë ata të regjistruarit e kanë pasur pagën më të madhe se sa 170 euro që do t’i marrin nga pakoja emergjente. Të gjithë të tjerët që kanë qenë të punësuar pa kontrata e të cilët nuk po regjistrohen tash e kanë pasur pagën më të lartë se 130 që do t’i marrin nga pakoja emergjente si të papunë (nëse i marrin). Kështu na del që ekonomia jonë do të ketë shumë më pak qarkullim se sa që ka pasur deri para pandemisë. Dhe kjo do të jetë rënie ekonomike. E cila do të na e thellojë papunësinë (dhe varfërinë).

Për më tepër manipulimi nuk pëfundon këtu. Minstri deklaron se bizneset kanë deklaruar 9946 punëtorë të rinjë, ndërsa largim të vetëm 1268 të punësuarëve gjithsej. Por çka ndodh me ata të punësuar që nuk kanë qenë të lajmëruar fare. Largimi i tyre nga puna nuk regjistrohet sepse nuk kanë figuruar kurrë si të punësuar. Sipas një hulumtimi të Akademisë së Shkencave dhe Arteve numri i punëtorëve të paregjistruar në Kosovë shkon deri në 35% të numrit të përgjithshëm të punëtorëve (Analizë e ekonomisë gri në Kosovë, ASHAK 2019). Prej nga këtë siguri Ministri që numri i të larguarve realisht nga puna (e jo sipas shifrave zyrtare) nuk është shumë më i madh. Dhe çka nëse kur ta kalkulojmë edhe këtë na del që në të vërtetë sot kemi shumë më pak të punësuar se sa që kemi pasur (bashkë të regjistruar dhe ‘në të zezë’).

Natyrisht që gjendja aktuale ekonomike nuk është përgjegjësi e kësaj qeverie. Ajo ëshët kombinim i efekteve të pandemisë dhe keqmenaxhimit afatgjatë ekonomik. Kjo gjendje nuk mund të sanohet brenda natës. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi me këtë manipulim të Bislimit – duke dashur të bëjë propagandë për ‘suksesin’ e tij si ministër e të qeverisë së tij, ai e ndërton një pasqyrë mashtruese e cila e kamuflon të kaluarën, e shpërqendron të tashmen, dhe e devijon të ardhmen. Sepse kjo mënyrë e të menduarit ka për qëllim të thotë që dështimet ekonomike nuk janë si rezultat i politikave të dëmshme por i keqmenaxhimit. Pra çka na duhet është menaxher më i mirë (i numrave) që do të sjellë rezultate më të mira me politikat e njëjta. Bislimi e din, ose së paku Kryeministri do të duhej ta dinte, që në Kosovë kemi problem me modelin ekonomik së pari, e pastaj me keqmenaxhimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img