Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga ambasadorët që t’u përgjigjen dy pyetjeve të saj.
Ajo ka kërkuar nga ambasadorët kosovarë që t’i përgjigjen në pyetjet se cili është numri i kërkesave të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar riatdhesim, si dhe cili është numri i atyre që deri tash janë riatdhesuar.
Ajo ka publikuar letrën që u ka dërguar ambasadorëve, duke thënë se pyetjet e saj nuk ndërlidhjen me qëllime politike, por se numrat i duhen për mbledhjen e radhës s Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Letra e plotë e Kadriajt:
????????̈ ???????????????????????????? ???????????????????????????????????????? ???????????? ????????????????????????????????????????̈
Duke shprehur falenderimet e mia të sinqerta për punën e jashtëzakonshme që keni bërë dhe po bëni në këto kohë të vështira të pandemisë, në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës kërkoj nga ju mirësisht të më informoni për këto pika:
Sa është numri i kërkesve të shtetsave tanë që kanë kërkuar dhe kërkojnë riatdhesim?
Sa prej tyre keni arritur t’i riatdhesoni?
Ju lutem që pos këtyre temave që kam prekur në këtë shkresë lirisht mund të më informoni edhe për aspekte tjera të punës suaj.
Duke ju falēnderuar paraprakisht për punën tuaj- dua t’ju siguroj që natyra e kësaj shkrese nuk ka karakter politik por thjesht në cilësinë e Kryetares së Komisionit duhet të informohem për situatën që kemi sepse kemi planifikuar mbledhje të Komisionit për Politikë të Jashtme në mënyrë që të informohemi për situatën.