18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: Kosova nuk më ka ftuar

Liridon Latifi ishte një ndër prurjet e reja të trajnerit De Biasi në Kombëtare për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Rusi 2018, ndaj Lihtenshteinit dhe Spanjës.
Një surprizë e bukur për futbollistin e Skënderbeut që u shpreh mjaft i kënaqur për këtë grumbullim të parë.
“Jam shumë i lumtur që mora një ftesë për ekipin kombëtar. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan te unë dhe shpresoj që t’ia shpërblej besimin. Është momenti i duhur për të qenë pranë Kombëtares sepse po kaloj një formë shumë të mirë.”

Në intervistën për Supersport, Latifi pranoi se pavarësisht mungesës së ftesës nga Kosova ajo e tija ishte një zgjedhje vazhdimësie.
“Të them të drejtën nuk kam marrë ftesë nga Kosova, por Shqipërinë e zgjodha sepse kam qenë pjesë e ekipeve kombëtare, që nga 17 vjecarët, 19 vjecarët, Shpresa e deri te skuadra e parë”, përfundoi Latifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img