13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

I ndërpritet paraburgimi personit që kanosi presidentin Thaçi

Gjykata e Apelit ia ka ndërprerë masën e paraburgimit, të pandehurit K.P, për kanosje ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, duke ia zëvendësuar të njëjtën me masën e paraqitjes në stacion policor.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, ky vendim është marrë meqenëse i dihet identiteti, ka vendqëndrim dhe adresa të njohura dhe meqenëse nuk ekzistojnë rrethana që e bëjnë të besueshme frikën se me gjetjen e tij në liri, do të mund ta përsërisë veprën penale.

I njëjti po ashtu në prokurori, ka deklaruar se ndjehet fajtor, se është penduar për veprën penale dhe se ke premtuar se kurrë nuk do të kryej ndonjë vepër penale të tillë, as të kësaj natyre e as të ndonjë natyre tjetër.

“Qëllimi për të cilin është vazhduar masa e paraburgimit mund të arrihet edhe më caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor, konform nenit 178 par.1 nënpar.1.1 të KPP-së”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img