Dy vite më parë humbën jetën 43 persona nga shembja e urës në Genoa, tani janë pranë përfundimit të punimeve të urës së re

59
Advertisement

Autoritetet lokale të qyteti italian Genoa kanë bërë të ditur se janë shumë pranë përfundimit të punimeve të urës së re në këtë vend, e cila dy vite më parë u shemb dhe si rezultat i kësaj humbën jetën dhjetëra persona.

Advertisement

Pikërisht më 28 prill të vitit 2018, ishte shembur ura 100 metërshe Morandi në Genoa të Italisë, me c ‘rast kishin humbur jetën 43 persona.

E nga shembja ishin shkaktuar edhe shumë dëme materiale, pasi apartamente dhe shtëpi të shumta kishin përfunduar nën rrënojat e urës gjigante, transmeton Telegrafi.

Në ditën e shembjes, madje ishin publikuar pamje të ndryshme rrëqethëse nga kamerat e sigurisë, ku shihej shembja e urës si dhe veturat që ishin mbi të që zhduken sa hapë e mbyll sytë.

Tani kur ky vend po ballafaqohet me pandeminë e coronavirusit dhe numrin e madh të infektuarve dhe vdekurve, inxhinierët janë duke bërë gati të përfundojnë punimet dhe ta lëshojnë për qarkullim urën e re. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës