1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ramiz Kelmendi e Agim Bahtiri bisedojnë për gjendjen ekonomike në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, është pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, me ç’rast është biseduar për situatën në komunën e Mitrovicës, me theks të posaçëm për atë ekonomike dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë.
Në takim ishin të pranishëm edhe drejtorët, Sami Zeka dhe Egzon Jashari.
Kryetari Bahtiri fillimisht e njoftoj deputetin Kelmendi me situatën e përgjithshme në komunë, duke i thënë se ajo aktualisht është stabile, me tendencë të përmirësimit të mëtutjeshëm.

Ai tha se falë stabilitetit në komunë është shtuar interesimi i investitorëve në Mitrovicë, të cilëve komuna po ju siguron kushte të jashtëzakonshme për investime në Zonën Industriale, duke u dhënë tokën falas dhe duke ua siguruar infrastrukturën e nevojshme.
Bashkëbiseduesit folën edhe për ndikimin e “Trepçës” në zhvillimin ekonomik të komunës dhe të vendit.
Që të dy shprehën besimin  se “Trepça”, nuk do të shkojë në likuidim, pasi që institucionet e vendit nuk do të lejojnë një gjë të tillë, duke aprovuar ligjin për këtë gjigant të dikurshëm të vendit deri në afatin e duhur.
Kryetari Bahtiri dhe biznesmeni Kelmendi biseduan edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për disa çështje që kanë të bëjnë me marketin ETC afër urës lindore mbi Ibër, në pjesën e komunës që e drejton kryetari Bahtiri.
Ata u dakorduan se vetëm me zbatimin konsekuent të ligjit, mund të zgjidhen shumë çështje me interes për komunë, qytetarët dhe kompaninë që drejton Kelmendi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img