Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke drejtuar personalisht një ofertë për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.
Sipas medieve spanjolle, Guardiola u ka thënë shefave të Cityt, Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain të bëjnë atë që munden për ta sjellë Ruizin në Angli për sezonin e ardhshëm.
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis nuk ka dëshirë të humbasë spanjollin, megjithëse do të shesë nëse arrin një ofertë prej 100 milionë eurosh ose më shumë.
Nga ana e tij, Ruiz është shqetësuar qysh prej largimit të trajnerit Carlo Ancelotti dhe me sjelljet e De Laurentiis ndaj lojtarëve që nga fillimi i këtij sezoni.
Së bashku me Cityn, Real Madridi dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar për Ruiz.