1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Atdhe Gashi dërgohet në Polici, merret në pyetje si i dyshuar për fondin e tre përqindëshit

Muaj më parë kishin filluar hetimet për ish-kryeministrin e Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshin. Fjala është për një hetim që përfshin edhe Atdhe Gashin.
Burime të Gazetës Express thonë se Atdhe Gashi për momentin është në Polici në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku edhe po merret në pyetje si i dyshuar për fondin e tre përqindëshit.
Bëhet e ditur se ditë me parë është marrë në pyetje edhe Bujar Bukoshi.
Muaj më parë ishte raportuar se Bujar Bukoshi bashkë me Atdhe Gashin janë nën hetim pasi besohet se kanë kryer vepër penale “shpëlarje e parave” dhe “shpërdorim” në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img