0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vasfije Krasniqi për deklaratën e Gashit: Pas sulmeve ndaj grave të dhunuara vitin e kaluar dhe UÇK-ja tash, kush do të sulmohet tjetër

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka reaguar ndaj deklaratës së shumëpërfolur të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit për UÇK-në.

Përmes një shkrimi në Twitter ka shkruar se “pas sulmeve ndaj grave të dhunuara vitin e kaluar dhe UÇK-së tash, kush do të sulmohet tjetër.”

Deklarimet e Shkëlzen Gashit, nxiten reagime të opinionit për të cilat kërkohej shkarkimi i menjëhershëm i tij nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Dhe, sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti  e ka shkarkuar këshilltarin e tij politik Shkëlzen Gashi.

“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik,  Shkëlzen Gashi”, ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Facebook.

Kurti ka bërë të ditur se ka shkarkuar Gashin, duke thënë se “disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë filluar që në fotografinë e tyre të profilit ta vendosin emblemën e UÇK-së si shenjë mbështetjeje për pjesëtarët e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img