Tahiri: Javën e ardhshme besoj që do ta kemi Qeverinë e re

40
Advertisement

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me dy anëtarët e AAK-së, Meliza Haradinaj dhe Besnik Tahiri.

Advertisement

Pas këtij takimi, Tahiri ka thënë se deri tash nuk ka ndonjë marrëveshje, por ka pasur vetëm diskutim.

“Deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje, diskutuam. Shumë shpejt mendoj se mandatari Hoti do të dalë me një marrëveshje finale. Mendoj që një marrëveshje shpejtë LDK-AAK dhe partitë tjera për të nisur një qeveri të re për të ndihmuar gjendjen e rëndë me pandemi dhe në veçanti për të regjeneruar ekonominë e cila është në gjendje të rëndë është mëse e domosdoshme”, tha Tahiri.

Ai shtoi se beson që javën e ardhshme do të kemi Qeveri të re.

“Është duke u punuar për seancë, javën e ardhshme besoj se do të kemi Qeveri të re”, u shpreh Tahiri.

Tahiri theksoi se Këshilli drejtues i AAK-së ka votuar pro marrëveshjes me LDK-në.

PostAdssFotoja e reklamës