Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste me COVID-19.
Gjendja e pacientëve me COVID-19, është si vijon: 43 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor.
Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 39 raste pozitive me coronavirus, duke çuar kështu në 669 numrin e personave të infektuar, 19 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 159.