Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka nisur takimin me liderët dhe përfaqësuesit e partive politike, lidhur me formimin e Qeverisë së re.
Advertisement
Gjatë adresimit të tij, presidenti Thaçi ka deklaruar se është e drejtë dhe detyrë e presidentit që të kërkojë formimin e qeverisë.
“Është përgjegjësi e imja që ta ruaj stabilitetin e vendit, dhe për këtë do të marrë hapa sipas Kushtetues së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit dhe liderët e partive politike që të tregojnë se a janë pro formimit të një qeverie apo shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë më 25 mars, sot ju përfaqësues të gjitha partive parlamentare ju ftoj që të konfirmoni se a është në vullnet të partive që udhëhiqni të formohet një qeveri e re apo të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha Thaçi. /Telegrafi/
PostAdss