2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Janë rreth 2 mijë qytetarë jashtë Kosovës që kanë shprehur kërkesën për kthim

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se janë rreth 2 mijë qytetarë jashtë vendit që kanë shprehur kërkesën për kthim në Kosovë.

Abdixhiku njoftoi se kthimi i tyre do të bëhet sipas nevojave dhe rasteve.

“Fillimisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes ambasadave ka bërë hulumtimin e të gjitha kërkesave për kthim. Janë identifikuar rreth 2 mijë qytetarë tonë jashtë Kosovës, që kanë shprehur kërkesë për kthim. Pastaj këto kërkesa janë kategorizuar sipas nevojave dhe rasteve tjera ku kemi pasur mundësuar zgjatjen e afatit. Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka bërë organizimin dhe kthimin e qytetarëve ne vend, gjithmonë duke u bazuar në listat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Shëndetësisë”, tha Abdixhiku.

Po ashtu, ai njoftoi se sot do të kthehen 120 qytetarë të Kosovës nga Turqia të cilët kanë qenë atje për trajtim shëndetësor.

“Sot në ora 17:00 do të realizojmë kthimin e 120 qytetarëve nga Turqia, ku pjesa më e madhe kanë probleme të theksuara shëndetësore, ku kanë qenë në trajtim shëndetësorë në Turqi, ku në kohën e pandemisë kanë qenë të ngujuar atje”, tha ai.

Ai shtoi se, deri më tani janë organizuar disa fluturime dhe transporte tokësore për kthimin e shumë qytetarëve nga jashtë Kosovës.

“Nga dita e marrjes së vendimit, janë realizuar fluturime të organizuara dhe të kontrolluara që janë kthyer shtetasit tonë nga Gjermania, Zvicra, Anglia e Turqia, përmes rrugëve ajrore, si dhe nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme janë organizuar kthimet tokësore nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Të gjithë këta të kthyer janë vendosur në qendrën e karantinës”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img