2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi për ish-ministrin e PDK’së që VV e akuzonte për privatizimet: Ahmet Shala më ofroi ndihmë me të gjithë kapacitetin intelektual

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka deklaruar se ish’ministri Ahmet Shala i ka ofruar mbrështetje nga distanca lidhur me pakon për rimëkëmbje ekonomike. Vetëvendosje gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë kishte bërë akuza të ashpëra ndaj Shalës lidhur me privatizimet, raporton Express.

Bislimi ka shkruar në Facebook se në takimin e sotëm për pakon për rikëmëmbje ekonomike ka marrë tri përgjigje, nga guvernatori i BQK’së, ish’ministri Ahmet Shala dhe Bedri Hamza.

“Kam marrë tri përgjigje në tërësi; konfirmimin për pjesëmarrje nga ana e guvernatorit të Bankës Qendrore, z. Mehmeti, përgjigjen e ish ministrit z. Ahmet Shala dhe ish ministrit, z. Bedri Hamza. Zotëri Shala më ka njoftuar se është me qëndrim në SHBA dhe rrjedhimisht e ka të pamundur prezencën në takim, por ka ofruar mbështetje nga distanca me gjithë kapacitetin e tij intelektual. Ndërsa z. Hamza ka njoftuar se për momentin nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen në takim”, ka shkruar ai.

Si rrjedhojë, Bislimi sot është takuar vetëm me guvernatorin e BQK’së.

“Dua të përfundoj me potencim të sërishëm, se qëllimi i vetëm i ftesës për takimin e sotëm ka qenë gjetja e hapësirave për harmonizim të ideve dhe alternativave të subjekteve të ndryshme politike, në mënyrë që pas aprovimit të saj, pakoja të ketë mbështetje maksimale nga secili spektër i shoqërisë. Përkundër mos-gatishmërisë së ish kolegëve për të qenë sot në takim, dua t’u bëjë me dije që kabineti im mbetet i hapur pë rata, idetë por edhe për kritikat e tyre konstruktive”, ka shkruar ai.

Vetëvendosje sa kishte qenë në opozitë e kishte kundërshtuar ashpër punën e ish’ministrit, Ahmet Shala, për të cilin sot Bislimi tha se ka marrë mbështetje nga distanca.

“Agjenti kryesor i shpronësimit të shoqërisë kosovare, si para pavarësisë po ashtu edhe pas saj, është ministri aktual i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala. Ai nuk ishte ministër në hije i PDK-së kur kjo ishte në opozitë. Faktorë të caktuar ndërkombëtarë e emëruan ministër, meqë dëshironin të siguroheshin që ministri i ardhshëm i ekonomisë dhe financave, pas kalimit të AKM-së në AKP, nuk do ta problematizonte trashëgiminë e AKM-së, nuk do ta kthente mbrapsht asnjë nga vendimet e shumta të dëmshme që u morën për më se një dekadë. Dhe, kush do të mund ta bënte këtë punë më mirë se vetë Ahmet Shala, se Ahmeti që shërben si shalë për ta lehtësuar kalërimin e Kosovës, trajtimin e saj si kafshë që duhet shfrytëzuar nga privatistët e fuqishëm, se Ahmeti të cilin lavdërimet e shumta nga po ata privatistë, e bëjnë ashtu siç tregon kuptimi i emrit të tij pas përkthimit të fjalës ‘Ahmäd’ nga arabishtja: shalë shumë e lavdëruar! Ahmet Shala, që ishte zyrtari më i lartë vendor në AKM, sigurisht se nuk do të thotë asnjëherë se privatizimi ishte gabim dhe, mu ai, mund të vazhdojë me fazën tjetër të privatizimit derisa të arrijmë p.sh. te privatizimi i ujësjellësit dhe i liqeneve. Sikurse që privatizimi nuk varej nga (pa)varësia, edhe agjentët e privatizimit duket që nuk varen nga zgjedhjet”, deklaronin dikur nga LVV’ja për ish ‘ministrin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img