1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada amerikane me postim të veçantë, falënderon të gjithë ata që s’po ndalen së punuari në ditë pandemike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka falënderuar kompanitë e internetit në Kosovë që po u mundësojnë ende që të vazhdojnë studimet dhe punën si dhe lidhjet me familjarët e miqtë në këto ditë të vështira pandemie.

“Shumë prej nesh po arrijmë akoma që të studiojmë dhe punojmë nga shtëpitë këto ditë dhe javët e fundit, falë lidhjeve të qëndrueshme me Wiereles. Prandaj, duam të falënderojmë ofruesit e internetit të Kosovës që na kanë mundësuar që të jemi të lidhur me më të dashurit tanë! Ju lumtë”, thuhet nga ambasada.

Tutje të njëjtit falënderuan punonjësit e vijës së parë të frontit që nuk kanë ndaluar së kryeri punën e tyre të rëndësishme.

“Duke përfshirë këtu punëtorët në supermarkete, furra, farmaci, banka, media, shërbimet, fermerët, pastruesit, prodhuesit e ushqimit, fabrikat, stafin e dorëzimeve dhe shumë e shumë të tjerë që akoma shkojnë të punojnë si zakonisht gjatë kësaj kohe. Përgëzime për ju”, thuhet nga ambasada amerikane.

Gjithashtu u tha se ata mbështeten tek këta punëtorë dhe se nuk ka mbijetesë pa ta.

“Ky post është i thjeshtë dhe ka për qëllim përcjelljen e respektit dhe mirënjohjes që kemi për ju. Bashkë mundemi të mposhtim COVID-19”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img