Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Irkenc Hyka ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Gënjeshtër” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell vetëm në versionin ‘audio’ në platformën YouTbe, për shkak të pamundësisë së realizimit të klipit marrë parasyshën situatën aktuale.
Projekti tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të “Unix Music” në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.
Irkenci po vazhdon të jetë tejet i angazhuar në prurje të ndryshme muzikore dhe tanimë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes edhe falë projekteve që ka realizuar për artistë të tjerë të skenës shqiptare.