Në prezencë të familjarëve, para pak orëve është zhvarrosur trupi i Sevdije Kukleci që ndërroj jetë pak ditë më pare.
Për 39 vjeqaren është thënë se ka qenë e infektuar me covid-19, shkruan IndeksOnline.
E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.
Pasi gjendja e saj nuk ishte stabile, nga Istogu ajo u dërgua për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për dy ditë.
“Sot është zhvarrosur trupi i S.Kukleci me kërkesë të familjes. Ata dyshojnë në arsyej e vdekjes dhe kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni” ka thënë drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj për IndeksOnline.
Tani pas zhvarrimit trupi i saj është dërguar në obduksion. Prezent ishin një prokurore dhe dy polic hetues. Sipas inforamcioneve që kemi, rezultatet do të dalin brenda dy ditëve.
Në videon më poshtë, e siguruar nga Rtv Fontana, mund të shihni disa momente nga zhvarrimi i së ndjerës. /IndeksOnline/