2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Edhe 65 qytetarë të ardhur nga Kroacia janë vendosur mbrëmë në Qendrën e Studentëve

Mbrëmë në karantinën në Qendrën e Studentëve, janë vendosur edhe 65 qytetarë të Kosovës të cilët kanë qenë me punë të përkohshme në Kroaci.

Në këtë Qendër tani janë të vendosur 312 qytetarë. Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Sfishta ka treguar se prej shndërrimit në karantinë në konvikte janë trajtuar mbi 900 qytetarë të cilët para pandemisë kanë rastisur të jenë jashtë Kosovës.

“Një kontingjent me qytetarë tonë kryesisht nga shteti i  Kroacisë që kanë qenë në punë të përkohshme atje kanë ardhur mbrëmë dhe janë vendosur në Qendrën e Studentëve përkatësisht në konviktin numër 6. Numri i tyre ka qenë 65. Deri në orët e vona pasmesnatës ne kemi arritur që t’i vendosim nëpër dhomat e  tyre ashtu siç i kemi rekomandimet edhe nga mjekët. Për momentin i kemi 312 veta.  Mbi 900 persona janë trajtuar prej fillimit këtu. Shumica e tyre vetëm kanë dalë sepse kanë rezultuar negativ gjatë testimit për virus”, tha Sfishta për EO.

Ai ka treguar se qytetarët qëndrojnë nga 14 ditë  të karantinuar.

“Varet sa vijnë varësisht, varësisht sa kanë në ardhur para 14 ditëve aq edhe lirohen. Listën e bën IKShP, testohet dhe lirohen ata fatmirësisht kanë dalë negativ. IKSHP na i sjellë listat një ditë përpara testohetn dhe lirohen ata që kanë dalë negativ”, shtoi Sfishta.

Ai ka treguar se edhe për stafin e QS-së, kjo ka qenë një punë e vështirë.

“Kjo është një punë e re që neve është dashur domosdo ta mësojmë,  pa dëshirën tonë, por ne kemi qenë më të përafërt që kemi mundur ta mësojmë këtë punë sepse kemi punuar me studentë. Këta duan trajtim më ndryshe, ka ndërruar  gjendja,  është kohë epidemie. Punë e vështirë por ditë për ditë po mësojmë gjëra të reja. Kjo është në funksion të atyre njerëzve që të kalojnë sa më lehtë këto ditë të karantinimit”, ka thënë ai.

Sfishta ka treguar se prej më shumë se 900 të karantinuarve, vetëm 6 kanë dalë pozitiv me Coronaviurs.

“Kanë qenë vetëm dy persona gjatë qëndrimit i  është keqësuar gjendja kanë ardhur mjekët e kanë parë gjendjen e tyre dhe janë transportuar në Klinikën Infektive. Në kushtet tjera kur u është bërë testi edhe katër personave u ka dalë testi pozitiv dhe janë trajtuar në Infektivë”, shtoi ai.

I pyetur se a po ndihmohen nga Ministria e Shëndetësisë, Sfishta ka thënë se ministria është duke e bërë furnzimin me pako higjienike për të karantinuar, veshje, maska, dorëza, për vullnetarët dhe stafin e QS-së, të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejt me të karantinuarit.

“Fatmirësisht ne kemi pasur kontrata afatgjata për furnizime për nevoja të studentëve dhe të gjitha ato kontratat ne jemi duke i shfrytëzuar për nevojat e të karantinuarave. MSh kujdeset për mejte mbrojtëse, maska, dorëza, tesha mbrojtëse  për vuyllnetarët dhe stafin tonë që kanë kontakt me të karantinuarit.  Gjithashtu kemi dihma solide në pako higjienike , pjesa më e madhe e artikujve ne i shfrytëzojmë kontratat tona që i kemi pasur për nevoja të studentëve.  Ne po e hargjojmë buxhetin për kohën e pandemisë por  ne i mbajmë evidencat sepse këto po i hargjojmë për nevoja të karantinuarve. Të shomih kur të përfundon kjo do të na kenë parasysh”ka theksuar Sfishta.

Ndërsa, i pyetur se a ka ankesa nga të karantinuarit për kushtet në Qendër, Sfishta tha se të karantinuarit në fillim kanë pasur kërkesa të ndryshme dhe rezistencë por tash cdo gjë është ën rregull.

“Tash për tash është shumë mirë.  Cdo fillim i ka vështirësitë e veta. Nga ata që në fillim kanë ardhur ka pasur rezistenca të ndryshme, kërkesa të ndryshme. Me kohë edhe ata janë bindur dhe kanë shprehur falenderim të e vecantë për neve, mjekët e vullnetarët”, tha Sfishta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img