0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ky është orari i qarkullimit, për periudhën 18-20 prill

Në bazë të vendimit të fundit për kufizimin e lëvizjes si pasojë e gjendjes së emergjencës shëndetësore në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar orarin për qarkullim të qytetarëve nga data 18.04 – 20.04 2020.

Ky orar, sikurse edhe oraret e mëparshme, aplikohet duke u bazuar në shifrën e parafundit të numrit personal në letërnjoftim.

Kujtojmë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se “Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjeç në prani të kujdestarit”.

Po ashtu, personave mbi moshën 65 vjeçare u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç, në raste emergjente. Kushdo që nuk i respekton këto masa, mund të dënohet me gjobë prej 1 mijë deri në 8 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img